Shqiptari që merr mbi 1 milion euro pagë vjetore në Kroaci  

Futboll

Shqiptari që merr mbi 1 milion euro pagë vjetore në Kroaci  

Nga: K. Goca Më: 30 tetor 2024 Në ora: 19:55
Ademi e Ristovski

Me 1.1 milionë e 730 mijë euro në vit, shqiptari dhe maqedoni ndër më të paguarit te Dinamo e Zagrebit!

Pagat e Dinamo Zagrebit janë publikuar sot në mediat në Kroaci.

Një klub që konsiderohet gjigant në këto hapësira dhe një klub që ka buxhetin më të madh nga klubet e ish-RSFJ-së.

Interesant është fakti se tre lojtarë kanë pagë vjetore më të lartë se 1 milion euro, e njëri prej tyre është edhe shqiptari Arijan Ademi me 1.1 milion euro.

Sa i përket Stefan Ristovskit, paga e tij vjetore është 730 mijë euro, që e bën atë një nga lojtarët më të paguar në Dinamo e Zagrebit.

“Sigurisht që këto janë shuma fantastike për kushtet tona, çdo lojtar në Kampionatin e Maqedonisë mund të ëndërrojë vetëm një pagë më të lartë prej 70.000-80.000 euro në vit.

Sigurisht që këtu nuk i konsiderojmë si ish-yje të mëdhenj ata që vijnë në kampionat dhe marrin jozyrtarisht 300 mijë euro në vit. Dhe disa edhe dy herë më shumë”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportsport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat