Fernando nuk pret Egnatian, “prezanton” afrimin 700 mijë eurosh përpara klubit

Futboll

Fernando nuk pret Egnatian, “prezanton” afrimin 700 mijë eurosh përpara klubit

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:51
Fernando, Kenio dhe Leo Melo

Jackson Kenio është pjesë e Egnatias, por ende nuk është zyrtarizuar nga kampionët e Shqipërisë.

Megjithatë, njëri prej lojtarëve të rrogozhinasve nuk i është pritur të mirëpresë bashkëkombasin e tij.

Është vetë Fernando që pak më parë ka publikuar një fotografi nga stërvitja me Egnatian, ku ndodhet ai vetë, Kenio dhe Leo Melo, tre brazilianë së bashku, por njëri që ende nuk është bërë zyrtar nga klubi.

Fantazisti 25-vjeçar u transferuar verën e kaluar në Turqi në skuadrën e Istanbulospor, por aventura e tij përfundoi këtë muaj. Zyrtarizimi nga Egnatia për Jackson Kenion pritet të bëhet së shpejti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat