Ribery: Bayerni mund të fitojë kampionatin dhe Championsin

Futboll

Ribery: Bayerni mund të fitojë kampionatin dhe Championsin

Më: 19 mars 2025 Në ora: 17:26
Franc Ribery

Ish-ylli i Bayernit, Franc Ribery dha mendimin e tij për përballjen e bavarezëve ndaj Interit në Champions.

Francezi beson se skuadra bavareze mund të bëjë mrekullinë në dy kompeticione.

“Është një moment i mirë për Bayern, ata bënë shumë mirë ndaj Leverkusen dhe kanë një avantazh të mirë në kampionat.

Shpresoj që Bayern të fitojnë Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve, nga sa kam parë deri tani rruga është e duhura.

Megjithatë, kundër Interit nuk do të jetë një sfidë e lehtë, ata janë një ekip vërtet i fortë. Ka disa vite që po shkon mirë dhe ka lojtarë të mirë, do të jetë një sfidë mes dy skuadrave të mëdha”, deklaroi Ribery.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat