Sylvinho dërgon në tribunë Brrutin dhe 2 futbollistë të tjerë

Futboll

Sylvinho dërgon në tribunë Brrutin dhe 2 futbollistë të tjerë

Më: 21 mars 2025 Në ora: 11:31
Etnik Brruti - Armando Broja

Debutimi i Etnik Brrutit me Shqipërinë është shtyrë të paktën për ndeshjen e radhës.

Kjo pasi Sylvinho ka vendosur të dërgojë ish-kapiteni e Kosovës në tribunë, duke mos e preferuar në stol për sfidën me Anglinë.

Së bashku me Brrutin në tribunë janë dërguar edhe 2 futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Andi Hadrojn dhe Simon Simonin. Si ish-i i Partizanit ashtu edhe ai i Dinamos janë jashtë planeve të brazilianit për këtë përballje.

Kujtojmë se dueli me Anglinë do të luhet në mbrëmje në orën 20:45 në “Wembley”.

Kjo është sfida e parë e kualifikueseve dhe kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë rrugëtimine tyre drejt Kupës së Botës 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat