Luka Modriç ia dhuron fanellën nënës së ushtarit të vrarë francez që luftoi për Kroacinë

Futboll

Luka Modriç ia dhuron fanellën nënës së ushtarit të vrarë francez që luftoi për Kroacinë

Më: 23 mars 2025 Në ora: 15:56
Pamje

Në fitoren 2:0 të Kroacisë ndaj Francës, tri ditë më parë në “Polud” të Splitit, tifozët kroatë nderuan francezin Jean-Michel Nicolier, që kishte luftuar për pavarësinë e Kroacisë në luftën e viteve nëntëdhjeta.

Në Split ishin edhe nëna dhe vëllai i francezit të ndjerë.

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, nënës së ushtarit, Lyliane Fournier, ia dhuroi fanellën e Kroacisë.

Nicolier ishte vullnetar që u vra derisa po luftonte për Kroacinë.

“Vukovari është zgjedhja ime në të mirë e në të keq”, ka shkruar në banerin e shpalosur nga tifozët kroatë.

Për këtë ka shkruar edhe gazeta e madhe franceze “L’Equipe”.

I njohur në mesin e luftëtarëve kroatë si “francezi”, Nicolier ishte vrarë në vitin 1991 në Vukovar.

Ai ishte rrahur për vdekje e më pas ishte ekzekutuar me armë zjarri më 20 nëntor 1991, gjatë masakrës së Vukovarit, në moshën 25-vjeçare.

Fillimisht ishte plagosur, ndërsa pasi u burgos çetnikët serbë e kishin rrahur për vdekje. Eshtrat e tij nuk janë gjetur asnjëherë. Serbi që e kishte vrarë ia kishte marrë edhe 20 frangat e fundit që i kishte në xhep.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat