Edon Zhegrova po punon shumë, rikthehet në derbin lokal në Ligue 1

Futboll

Edon Zhegrova po punon shumë, rikthehet në derbin lokal në Ligue 1

Më: 26 mars 2025 Në ora: 15:20
Edon Zhegrova

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të rikthehet në fushë gjatë këtij vikendi.

Skuadra e Lille luan ndaj Lensit në javën e 27-të në Ligue 1, të dielen nga ora 20:45.

Në këtë ndeshje pritet të jetë i ftuar edhe Edon Zhegrova, i cili është rikthyer në stërvitje.

Zhegrova mungon qysh nga muaji dhjetor për shkak të lëndimit, por tani do jetë gati dhe pikërisht në derbin lokal ndaj Lensit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat