E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile

Futboll

E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile

Më: 2 prill 2025 Në ora: 13:45
Ciro Immobile

E ardhmja e Ciro Immobile është ende e pasigurt.

Sipas asaj që raporton portali turk “Fanatik”, sulmuesi i Besiktasit po shqyrton mundësinë për ta lënë “Super Lig” në fund të sezonit dhe i ka dhënë mandatin agjentit të tij për t’i gjetur një ekip të ri.

Një nga ekipet që ka shfaqur interes për lojtarin e lindur në vitin 1990 është Interi, i cili e ka vlerësuar pozitivisht këtë opsion dhe ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Itali.

Në një intervistë të fundit për “Radio TV Serie A”, ai foli kështu për Simone Inzaghin:

“Ajo që e karakterizon më shumë trajnerin zikaltër është fakti që arrin të kombinojë obsesionin taktik me aspektin e unitetit të skuadrës. Për mua është thelbësore të krijohet një kimi mes lojtarëve.

Nuk po them që duhet të jenë miq, por kalon gjithë sezonin me shokët e skuadrës dhe, nëse nuk ekziston ajo kimi, ajo dëshirë për të fituar së bashku dhe ndihmuar njëri-tjetrin, bëhet e vështirë. Simone Inzaghi në këtë aspekt është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat