Milan - Interi pa fitues në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë

Futboll

Milan - Interi pa fitues në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë

Nga: K.G. Më: 2 prill 2025 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Dy skuadra të një qytetit dhe që luajnë në të njëjtin stadium, Milan - Inter, sonte u ndanë baras (1:1). 

Gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Ballafaqimi i parë nuk solli fitues dhe sfida e kthimit do të jetë drithëruese për tifozët.

Abraham shënoi në minutën e 47-të për epërsinë e Milanit. 

Interi pas shumë orvatjeve e ka barazuar rezultatin  me golin e Calhanoglu në minutën e 67-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat