Asllani dhe Interi në gjysmëfinale të Championsit, Balla i dërgon mesazh mesfushorit të Kombëtares

Futboll

Asllani dhe Interi në gjysmëfinale të Championsit, Balla i dërgon mesazh mesfushorit të Kombëtares

Më: 17 prill 2025 Në ora: 11:07
Taulant Balla me fanellën e Kristjan Asllanit

Interi arriti një kualifikim të madh në gjysmëfinale të Champions League mbrëmjen e djeshme.

Skuadra zikaltre eliminoi Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ekipi bavarez arriti një barazim mbrëmë në “San Siro” me shifrat 2-2, por nuk i mjaftoi të kualifikohet. Bashkë me Interin, edhe Kristjan Asllani do të udhëtojë drejt gjysmëfinales së Championsit.

Për talentin e Kombëtares shqiptare ka ardhur dhe një urim nga ministri i shtetit shqiptar, Taulant Balla. “Urime Kristian Asllani, sepse sot e meritonte Bayerni”, shkruan Balla në faqen e tij zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat