Trazira në “Arenën Kombëtare”, tifozët e Tiranës bllokojnë hyrjen e stadiumit

Futboll

Trazira në “Arenën Kombëtare”, tifozët e Tiranës bllokojnë hyrjen e stadiumit

Më: 19 prill 2025 Në ora: 18:31
Pamje e stadiumit

Trazira në “Arenën Kombëtare”, tifozët e Tiranës bllokojnë hyrjen e stadiumit pas humbjes!

Tirana është mposhtur nga Teuta në javën e 35-të të Superiores.

Një gol i pjesës së dytë mjaftoi për fitoren e durrsakëve që siguruan mbijetesën.

Situata është e nxehtë në “Arena Kombëtare”.

Tifozët bardheblu kanë bllokuar hyrjen e stadiumit.

Aktualisht Tirana mban vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht mbijetesën me një javë të mbetur..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat