Reagon mbrojtësi korçar: Skënderbeu nuk vdes kurrë!

Futboll

Reagon mbrojtësi korçar: Skënderbeu nuk vdes kurrë!

Më: 29 prill 2025 Në ora: 20:35
Klevis Shaqe

Skënderbeu ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas humbjes që pësoi ditën e diel përballë Bylisit.

Dueli i zhvilluar në Korçë, përfundoi 1-2 në favor të ballshiotëve, me Skënderbeun që i tha “mirupafshim” Superiores.

Reagimi ka ardhur edhe nga mbrojtësi i bardhekuqve, Klevis Shaqe.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, 25-vjeçari thotë se si djalë korçar ndjen detyrimin moral për të reaguar. Ndër të tjera, Shaqe thekson se Skënderbeu nuk vdes kurrë.

Reagimi i Klevis Shaqes:

Si futbollist profesionist dhe si djal korcar i qytetit tim kam detyrim moral per ta bere kete shkrim-ndjese.

Dua tju falenderoj t gjitheve nga me i vogeli dhe te me i madhi tifoz per mbeshtetjen qe na keni dhene gjate gjith sezonit, nje sezon me ulje ngritje , sakrifica humbje fitore barazime ne te cilin nuk aritem te mbijetonim ne superlige , e di qe per ne t gjithe lojtar staf presidenc tifoze esht shum i veshtir per tu pertypur ky deshtim, por te gjithe e dini se emri SKENDERBEU nuk vdes kurre dhe gjithmon ringrihet dhe ka per tu ngritur lart me kohen n vazhdim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat