E mposhti Tottenhamin dhe Manchester Unitedin, trajneri i Wolves me më i miri i muajit

Futboll

E mposhti Tottenhamin dhe Manchester Unitedin, trajneri i Wolves me më i miri i muajit

Më: 9 maj 2025 Në ora: 15:20
Vitor Pereira

Vitor Pereira është shpallur trajneri i muajit prill në Premier League, pas një ecurie fantastike me ekipin e tij Wolves.

Pesë ndeshje skuadra e tij i zhvilloi gjatë muajit të kaluar dhe arriti pesë fitore, duke përfshi këtu edhe fitoren ndaj Manchester Unitedit, Tottenhamit dhe West Hamit.

“Ka qenë një muaj shumë pozitiv, i mirë. Këtë e kemi arritur me shumë punë dhe nuk është vetëm merita ime.

Por e të gjithëve në stafin tim dhe lojtarët”, u shpreh Pereira

Pereira është trajneri i pestë nga Portugalia që fiton çmim të tillë në Premier League, pas: Jose Mourinhos, Nuno Espirito Santos, Andre Villas-Boas dhe Bruno Lage./I

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat