Etrit Berisha bën heroin në Suedi, pret dy penallti dhe fiton trofeun

Futboll

Etrit Berisha bën heroin në Suedi, pret dy penallti dhe fiton trofeun

Më: 29 maj 2025 Në ora: 19:15
Etrit Berisha

Etrik Berisha ka bërë heroin për Hacken, që fitoi trofeun e Kupës në Suedi.

Portieri shqiptar priti dy penallti në finale përballë kampionëve të Malmos, ndërsa Hacken siguroi trofeun pasi fitoi 2:4 përmes 11-metërshave.

Berisha priti penalltinë e parë dhe të tretë për vendasit duke bërë që skuadra e tij të mbetet në avantazh. 90 minutat dhe koha e shtesë përfunduan me barazim pa gola mes dy skuadrave.

Kujtojmë se Berisha u afrua te Haken në prill, pasi kishte qenë pa skuadër gjatë gjithë sezonit.

36-vjeçari ndërkohë nuk merr ftesë te Kombëtarja nga qershori i kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat