Mediumi boshnjak: Gazetari serb e pyet për modelen serbe kapitenin shqiptar, reagim i (pa) pritur!  

Futboll

Mediumi boshnjak: Gazetari serb e pyet për modelen serbe kapitenin shqiptar, reagim i (pa) pritur!  

Nga: K.G. Më: 6 qershor 2025 Në ora: 23:18
Gjimshiti në konferencë

Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet nesër (20.45) në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ndeshja që pritet me padurim në kuadër të grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Mediumi boshnjak “Sportsport” ka shkruar për një pyetje të çuditshme të gazetarit serb ndaj kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

“Gazetari serb i përmend gruan e tij Alisën kapitenit shqiptar, merr reagim të (pa) pritur”, shkruan media boshnjake.

“Gazetarët serbë e pyetën Gjiimshitin për Alisa Milenkoviq, modele serbe, dhe kjo pyetje e bezdisi kapitenin shqiptar”, shkruan më tej.

"Ne kemi ardhur këtu për futboll, jo për jetën tonë private dhe familjen time, e cila është e pranishme në të gjitha ngjarjet që kam", u përgjigj Gjimshiti.

“Ndoshta reagimi ishte i (pa) pritur, disa do të thonë shumë i butë, ndërsa të tjerë ende mendojnë se ai u përgjigj pikërisht siç duhej dhe se në atë moment nuk kishte nevojë për diskutime të mëdha”, shkruan media boshnjake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat