Gjilani nënshkruan me Mevlan Adilin, që së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës

Futboll

Gjilani nënshkruan me Mevlan Adilin, që së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 20:27
Lorik Boshnjakun

Gjilani ka zyrtarizuar nënshkrimin e radhës, për merkaton e verës.

Gjatë ditës së djeshme, gjilanasit njoftuan nënshkrimin me mesfushorin, Lorik Boshnjakun, të cilin e transferuan nga Suhareka.

Teksa, sot, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është pasuruar edhe me një mbrojtës, i cili vjen nga kampionia e Maqedonisë së Veriut, nga klubi shqiptar i Shkëndijës.

Bëhet fjalën për 31-vjeçarin Mevlan Adilin.

Adili vjen te Gjilani pas një periudhe prej dy vitesh te Shkëndija, teksa më herët kishte luajtur te Bylisi në Shqipëri.

Adili karrierë ka bërë edhe në Rusi, Rumani e Lituani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat