Futbollisti shqiptar u transferua në Poloni, e prezantojnë në mënyrë të pazakontë

Futboll

Futbollisti shqiptar u transferua në Poloni, e prezantojnë në mënyrë të pazakontë

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 16:59
Florian Haxha

Florian Haxha do e vijojë karrierën te Motor Lublin në Poloni.

23-vjeçari u largua pas përfundimit të kontratës me Kapfenberg.

Haxha u prezantua duke ngrënë akullore.

Lojtari i lindur në Berlin dhe që përfaqëson Kosovën do e ketë për herë të parë eksperiencën në Poloni.

Më parë ka dhënë kontribut në Gjermani dhe Austri. Haxha aktivizohet në linjën e djathtë ku ka luajtur në të gjitha pozitat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat