Provokimi që Garnacho i bëri trajnerit Amorim, United do ta shes për çmim më të ulët

Futboll

Provokimi që Garnacho i bëri trajnerit Amorim, United do ta shes për çmim më të ulët

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 08:46
Garnacho

Manchester United ka vendosur një çmim prej 60 milionë funte për Alejandro Garnacho, sipas Mirror.

Megjithatë, brenda klubit pritet që çmimi përfundimtar të jetë më afër 40 milionë funte.

Klubi synon ta shesë Garnachon pas mosmarrëveshjes publike me trajnerin Ruben Amorim.

Tensionet u shtuan kur ai postoi një foto me fanellë të Aston Villas dhe emrin e Rashford.

United e sheh këtë si një provokim që ka forcuar vendimin për shitjen e tij.

Marrëdhënia e Garnachos me Amorimin u prish që në dhjetor dhe kulmoi pas finales së Ligës së Evropës.

United po shqyrton gjithashtu shitjen e Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Antony këtë verë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat