Mbrojtësi i Shqipërisë firmos në skuadër tjetër në Europë

Futboll

Mbrojtësi i Shqipërisë firmos në skuadër tjetër në Europë

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 20:06
Arlind Ajeti

Kohë merkato dhe kalimesh për lojtarët e Shqipërisë ku një pjesë e madhe prej tyre po gjejnë strehën e re për këtë sezon.

Në Turqi ishin dy lojtarë të Kombëtares që u rrëzuan nga elita, Arlind Ajeti me Bodrumsporin dhe Rei Manaj me Sivasporin.

Por të dy këta lojtarë nuk do të jenë më pjesë e këtyre ekipeve për sezonin e ardhshëm, pra nuk do të luajnë në Ligën e Parë. Arlind Ajeti do t’i bashkohet Gaziantep që në sezonin e shkuar ishte dy vende më sipër nga Bodrumspori, por mjaftueshëm sa për të shpëtuar.

Pra nëpërmjet këtij kalimi, Ajeti siguron vazhdimin e tij në elitën e Turqisë, ndërsa zyrtarizimi brenda të vijë brenda pak kohësh. Nga krahut tjetër edhe Rei Manaj po shqyrton ofertat për të bërë një tjetër kalim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat