Tifozët kroatë këndojnë: Po bie shi, po bie shi, Serbia po shkatërrohet

Futboll

Tifozët kroatë këndojnë: Po bie shi, po bie shi, Serbia po shkatërrohet

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2025 Në ora: 22:48
Tifozët Torcida

Atmosferë fantastike në stadiumin “Polud” në Split, ku tifozët “Torcida” e Hajdukut festuan 30 vjetorin e çlirimit të Kroacisë nga pushtuesi serb.

“Ndërsa organizatorët, gjyqtarët dhe lojtarët po pyesnin veten nëse ndeshja do të zhvillohej, ‘Torcida’ vendosi të organizonte një tjetër "ngjarje" në tribunat e tyre

Një stuhi e fortë goditi Splitin në prag të ndeshjes Hajduk-Istra, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 21:00.

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe kushteve të këqija të motit, fillimi i lojës u zhvendos në orën 21:45”, shkruan media kroate “Veçernj list".

“Ndërsa shiu i rrëmbyeshëm përmbyti ‘Poludin’, një këngë e ‘Torcidës’ mund të dëgjohej nga tribunat:

"Po bie shi, po bie shi, Serbia po shkatërrohet, era po fryn, era po fryn, Kroacia po zgjerohet”, shkruan mes të tjera media kroate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat