Kryeziu është futbollisti më i ri i Egnatias

Futboll

Kryeziu është futbollisti më i ri i Egnatias

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 11:09
Altin Kryeziu

Altin Kryeziu është futbollisti më i ri i Egnatias.

Mesfushori 23-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me Laçin, për të nisur një të re me rrogozhinasit.

Ditën e djeshme, në prag të ndeshjes Egnatia – Elbasani, ishte vetë drejtori sportiv Klejdi Zenelaj, ai që ndau lajmin. 

“Përfunduam edhe Kryeziun, do të bashkohet me ekipin të martën”, tha ndër të tjera zyrtari i rrogozhinasve.

Kujtojmë se Kryeziu ka një karrierë të pasur në Evropë, në kampionatin italian, slloven apo edhe atë belg.

Ai ka luajtur për ekipe si Kranj, Spal, Torino, Virton, Tabor Sezana, Maribor dhe gjithashtu edhe me skuadrën e Andijon në Uzbekistan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat