Edon Zhegrova debuton në sfidën e çmendur! Dhëndri i Kosovës shënon dhe 8 gola në Torino! Reali mezi fiton

Futboll

Edon Zhegrova debuton në sfidën e çmendur! Dhëndri i Kosovës shënon dhe 8 gola në Torino! Reali mezi fiton

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 shtator 2025 Në ora: 20:42 Përditësuar në ora: 22:56 më 16.09.2025
Karim Adeyemi me të verdha

Mbappe shënon dy gola, Qarabag befasia më e madhe! Tottenham ballëlart

Edon Zhegrova ka debutuar në petkun e Juventusit.

Zhegrova është inkuadruar në lojë në minutën e 87-të.

Spektakël në Torino në përballjen mes Juventusit dhe Dortmundit në kuadër të xhiros së parë të Champions League në futboll.

Ndeshjet 

Benfica – Qarabag 2:3 (2:1)
Juventusi – Dortmundi 4:4 (0:0)
Reali – Marseille 2:1 (1:1)
Tottenham – Villareal 1:0 (1:0)
Athletic – Bilbao – Arsenali 0:2 (0:0)
Royale Union SG – PSV 1:3 (0:2)

Përballja mes këtyre skuadrave ka përfunduar me rezultat 4:4.

Tetë gola bien në pjesën e dytë dhe secili më i bukur se tjetri.

Serinë e golave e hapi dhëndri i Kosovës, Karim Adeyemi. 

Në minutën e 51-të Karim Adeyemi, shënoi nga rreth 17 metra.

Ai goditi me të majtën e në këndin e poshtëm të majtë, 0:1. 

Pas 13 minutave (64’) Kenan Yildiz ka shënuar gol të bukur nga rreth 17 metra.

Goditje mjeshtërore që përfundoi në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Pas një minute (65’), Felix Nmecha nga 18 metra ka dërguar goditje të fuqishme dhe në këndin e majtë, 1:2 për Dortmundin.

Në minutën e 68-të Vllahoviq del i vetmuar dhe e mposhti portierin e Dortmundit, Kobel, 2:2.

Dortmundi sërish i rrezikshëm. 

Në minutën e 75-të Yan Couto futet brenda 16-shit, duke shënuar nga rreth 14-15 metra në këndin e poshtëm të majtë, 2:3.

Në minutën e 86-të Ramy Bensebaini i pagabueshëm nga penalltia, 2:4.

Në minutën e 90+4 Vllahoviq realizoi për 3:4.

Në minutën e 90+6 Kelly ka barazuar rezultatin duke e shmang humbjen e Juventusit.

Dortmundi ka importuar pikë në hapje të Champions League.

Real Madridi duke iu falënderuar penalltive mezi e ka mposhtur me rezultat Marseillen,

Futbollisti Timothy Weah në minutën e 23-të kaloi në epërsi Marseillen.

Vendasit së shpejti barazuan me golin e Kylian Mbappe, i cili ishte i saktë nga penalltia, 1:1.

Në minutën e 72-të Carvajal i Realit u përjashtua me karton të kuq,

Në minutën e 81-të, Mbappe sërsih i pagabushëm nga penalltia, 2:1.

Reali mezi ka shënuar fitore.

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Villarealit. Luiz Junior shënon autogol në minutën e 4-të. 

Rrebesh gola në Lisbonë në përballjen Benfica – Qarabag.

Kjo përballje ka përfunduar me fitoren befasuese të Qarabag me rezultat 3:2.

Për Benfica-n shënuan Barrenechea (6’), Pavlidis (16’) dhe për Qarabagun Leandro Andrade (30'), Duran (48’) e Kashchuk (86’).

Juventusi – Dortmundi, ndeshje e fortë

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

87' Edon Zhegrova futet në lojë.

Ndeshjet 

Benfica – Qarabag 2:3 (2:1)
Juventusi – Dortmundi 4:4 (0:0)
Reali – Marseille 2:1 (1:1)
Tottenham – Villareal 1:0 (1:0)
Athletic – Bilbao – Arsenali 0:2 (0:0)
Royale Union SG – PSV 1:3 (0:2)

86’ Ramy Bensebaini i pagabueshëm nga penalltia, 2:4.

81’ Kylian Mbappe realizoi nga penalltia, 2:1.

80' Ndeshje te forta.

75’ Yan Couto futet brenda 16-shit, duke shënuar nga rreth 14-15 metra në këndin e poshtëm të majtë, 2:3.

Në minutën e 72-të Carvajal i Realit u përjashtua me karton të kuq,

73’ Spektakël në Torino, secili gol më i bukur se tjetri.

70’ A do të debutojë Edon Zhegrova të Juventusi? 

68’ Vllahoviq del i vetmuar dhe e mposhti portierin e Dortmundit, Kobel, 2:2.

65’ Nuk zgjati barazimi më shumë se një minutë, Felix Nmecha nga 18 metra ka dërgon goditje të fuqishme e në këndin e majtë, 1:2.

64’ Kenan Yildiz ka shënuar gol të bukur nga rreth 17 metra.

Goditje mjeshtërore që përfundoi në këndin e epërm të majtë, 1:1.

57’ Në presion Juventusi,

54’ Ndeshje të forta në Torino, Madrid, Londër e Lisbonë.

51’ Karim Adeyemi, dhëndër i Kosovës, shënon nga rreth 17 metra.

Ai godet me të majtën e në këndin e poshtëm të majtë, 0:1. 

48’ Befasi në Lisbonë, Qarabag barazon me golin e futbollistit Duran. 

47’ Juventusi e kërkon golin.

Përfundojë pjesët e para.

45’ Minutat e fundit të pjesës së parë. 

42’ Dortmundi herë pas here e fut në presion Juventusin.

39’ Juventusi po sulmon. 

36’ Atmosferë në Torino.

30' Qarabag shënon përmes lojtarit Leandro Andrade. 

29' Reali barazon, Mbappe i saktë nga penalltia, 1:1.

26’  4 gola janë shënuar deri me tash, dy në Lisbonë e një në Londër e Madrid.

22” Futbollisti Timothy Weah kalon në epërsi Marseillen në përballje me Realin në Madrid. 

21” Reali po sulmon por nuk po shënon.

16’ Benfica thellon epërsinë, autor i golit Pavlidis.

14’ Ndeshje e fortë po luhet në Dortmund.

10” Në Madrid dhe Torino ende nuk ka gola.

6’ Barrenechea shënon për skuadrën portugeze Benfica.

4' Tottenhami kalon në epërsi, Luiz Junior 

1’ Fillojnë ndeshjet. Atmosferë në Madrid, në Torino, Londër e Lisbonë.

Gjithçka gati.

PSV befasohet nga skuadra belge

Royale Union SG ka befasuar PSV-n vendase duke e mposhtur me rezultat 3:1. 

Vendasit e nisin shumë keq edicionin e ri në Champions League në futboll.

Skuadra nga Belgjika kthehet me tre pikë në hapje të edicionit të ri.

Golat i realizuan për skuadrën belge David (9’ – nga penalltia), Ait El Hadj (39’) e Kevin Mac Allister (81”) dhe për vendasit van Bommel (90’).

Arsenali fiton në një atmosferë madhështore në Bilbao

Arsenali ka startuar me fitore në edicionin e ri në Champions League në futboll.

Skuadra nga Londra doli ngadhënjimtar me rezultat 2:0 ndaj Athletic Bilbaos në një atmosferë madhështore, mbi 50 mijë shikues në stadiumin “San Mames” në Bilbao,

Një kundërsulm i shpejt ishte fatal për vendasit në minutën e 72-të. 

Futbollisti Gabriel Martinelli mori topin e me shpejtësi futet në 16-sh ku doli ballë për ballë me portierin duke shënuar për 0:1.

Në minutën e 86-të Leandro Trossard nga afërsia shënoi për 0:2.

Arsenali ka importuar tre pikë të mëdha në hapje të edicionit. 

Një fitore e madhe ndaj skuadrës baske.

Reali, Juventusi e Tottenhami – synojnë fitore

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Marseille, me trajnerin Xabi Alonso që ka bërë disa ndryshime.

Në 11-shen startuese, Alonso e ka inkuadruar Rodrygon, teksa befasisht e ka lënë në bankën rezervë Vinicius Juniorin.

Për Realin debuton në Ligën e Kampionëve Franco Manstatuono.

Te Marseille, Roberto de Zerbi ka vendosur për Aubameyang dhe O’Riley në krye të sulmit.

Real Madrid: Courtois; Trent, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouaméni, Valverde, Güler; Rodrygo, Mastantuono, Mbappe.
Marseille: Rulli, Emerson, Pavard, Balerdi, Medina, Ëeah, Hojbjerg, O’Riley, Kondogbia, Aubameyang, Greenëood.

Ndeshjet 

Benfica - Qarabag
Juventusi - Dortmundi
Reali - Marseille
Tottemham - Villareal

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat