Arlind Sadiku mohon zërat nga Italia: Zhegrova do të jetë pjesë e Kosovës

Futboll

Arlind Sadiku mohon zërat nga Italia: Zhegrova do të jetë pjesë e Kosovës

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 17:10
Edon Zhegrova

Mediat italiane ditën e sotme kanë raportuar se Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për Kosovën për dy ndeshjet e muajit tetor.

Por gazetari Arlind Sadiku ka mohuar këto raportime dhe ka njoftuar se ylli kosovar do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Slloveninë dhe Suedinë.

Ai ka thënë se Zhegrova do të jetë 100% i gatshëm për dy ndeshjet e muajit tetor dhe se të henën do të zbarkojë në Prishtinë.

Ai do të grumbullohet me shokët e tjerë ku duket se veçse ka marrë ftesë nga selektori Franco Foda, për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Kujtojmë që Zhegrova mungoi në dy ndeshjet e muajit shtator, atë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, për shkak të transferimit te Juventusi, ku i ka marrë kohë për të udhëtuar dhe nënshkruar me bardhezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat