Ramadani: Tri pikë shumë të rëndësishme, falenderojmë tifozët

Futboll

Ramadani: Tri pikë shumë të rëndësishme, falenderojmë tifozët

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 19:50
Pamje nga ndeshja

Mesfushori kuqezi i Lecces, Ylber Ramadani, foli për DAZN pas fitores 0-1 kundër Parmës.

Fitorja që duhej – “Tri pikët ishin shumë të rëndësishme për ne. Humbëm ndaj Cagliarit për shkak të gabimeve tona, por kundër Bologna-s meritonim më shumë.

Sot meritonim të fitonim, luftuam dhe fituam duele.

Duhet të jemi gjithmonë kështu dhe duam t’i falënderojmë tifozët tanë: 4,000 nga Lecce deri këtu është e pabesueshme”.

A është kjo Lecce e vërtetë? – “Kemi luajtur ndeshje të mira që nga fillimi.

Na mungonte goli, por më në fund po vjen. Duhet të vazhdojmë kështu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat