Dëmtimi në kavilje tremb Francën, Mbappe humbet stërvitjen e parë

Futboll

Dëmtimi në kavilje tremb Francën, Mbappe humbet stërvitjen e parë

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 09:07
Mbappe

Në Madrid ndizet “alarmi i kuq”, kjo pasi Kylian Mbappe tremb jo pak, me “gjelin” që humbi seancën e parë stërvitore me përfaqësuesen franceze.

Numri 10-të ka një shqetësim në kaviljen e djathtë, me sulmuesin që pësoi një dëmtim në sfidën e fundit, atë kundër Villareal.

Pavarësisht mungesës në seancën e parë, në radhët e Francës besojnë se Mbappe do të jetë në dispozicion të trajnerit Deschamps për takimin kundër Azerbajxhan më 10 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat