Armand Duka fiton postin e rëndësishëm në FIFA

Futboll

Armand Duka fiton postin e rëndësishëm në FIFA

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 12:40
Giani Infantino - Armand Duka

Armand Duka fiton postin e rëndësishëm në FIFA!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.

Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Zgjedhja e Presidentit Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat