Armand Duka: Kemi bërë gjysmën e rrugës

Futboll

Armand Duka: Kemi bërë gjysmën e rrugës

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 23:54
Armand Duka dhe Rey Manaj

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për mediat pas fitores së Shqipërisë në Serbi, një sukses shumë i rëndësishëm për rrugëtimin drejt finaleve të “Botërorit 2026”:

“E meritonim fitoren. Goli shumë i bukur nga Manaj. Futbollisti padyshim do mërizitet kur humb. Nuk është kollaj të dalë fjala kur nuk merr rezultatin. Ku ka trajnerë të japi besimin, nëse nuk e meriton.

Fitore që na mban në lojë. Që të shkosh në Botëror, duhet të derdhësh shumë djersë.

Kemi bërë gjysmën e rrugës. Anglia është padyshim skuadrë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur që fituam, po ashtu një ndeshje që dha nota pozitive për futbollin. Një organizim perfekt. Mikëpritje fantastike nga Federata sebe apo edhe futbollistët e tyre.

Nga këto këndvështrime e kaloi klasës. Masat ishin të rrepta. Padyshim edhe kjo e sotmja ka gjëra për të pëmirësuar, por është për bërë shumë progres.

Ne kemi pranuar të luajmë në këtë stadium dhe e kemi mbështetur në të mirën e futbollit. Ndeshja në Leskovc ishte për t’u mbrojtur nga pikëpamja organizative.

Ata, kohët e fundit kanë pasur disa penalitete. Tani është malorja e vërtetë. Kur menduam se kemi pasur ndeshje të lehtë, kemi vuajtur. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. Djemtë kanë qejft të festojnë”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat