Abdixhiku pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë: Ky vend i yni bëhet nga më të mirët e tij

Futboll

Abdixhiku pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë: Ky vend i yni bëhet nga më të mirët e tij

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 23:30
Pamje nga ndeshja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë.

Ai ka thënë se Kosova pati përformancë të jashtëzakonshme.

Shtoi se vendi ynë bëhet nga më të mirët e tij.

“Fitojmë edhe në Suedi, nga një Kosovë me performance të jashtëzakonshme.

Ky vend i yni bëhet nga më të mirët e tij.

Djemtë e Kombetarës janë të tillë.  Ata shkelqejnë edhe jashtë, përballë një ekipi me lojtarë të klasit botëror.

Mangut asgjë në secilën përballje. Vazhdojmë për kualifikim! Ëndrra vazhdon fort”, ka shkruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat