Shqipëria rikthehet sërish në fushë, pak minuta na ndajnë

Futboll

Shqipëria rikthehet sërish në fushë, pak minuta na ndajnë

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 18:15
Shqipëria

Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria rikthehet sërish në fushë sot.

Këtë herë në një ndeshje miqësore, ndaj Jordanisë. Sylvinho do të ketë mundësinë të ekspermientojë dhe të provojë lojtarët e rinj, që nuk kanë pasur mundësinë të kenë minuta në dispozicion.

Pavarësisht se është një ndeshje miqësore, në “Air Albania” pritet të jenë rreth 12 mijë tifozë të pranishëm, duke treguar edhe njëherë tjetër dashurinë pa kushte ndaj Kombëtares.

Sylvinho ka lënë pushim disa nga titullarët e ndeshjes ndaj Serbisë, duke iu dhënë mundësi emrave si Daku, Hoxha, Bajrami, Asani, Mihaj, Balliu e Dajsinani, të tregojnë vlerat e tyre.

Shqipëria: Dajsinani- Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Balliu-Asllani, Shehu, Bajrami- Asani, Daku, Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat