Gjermani mund të jetë njeriu që mund të ringrejë lojtarin shqiptar

Futboll

Gjermani mund të jetë njeriu që mund të ringrejë lojtarin shqiptar

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 15:41
Tifozët e Rangers

Rangersi ka nisur një sezon skandaloz në Skoci dhe në Europë duke marrë rezultate shumë të dobëta.

Një tjetër trajner u shkarkua dhe u vendos që te Rangersi të vinte gjermani Danny Rohl.

Ndeshja e tij e parë ishte kundër Brann dje në mbrëmje në Europa League, atje ku humbi në shifrat 3:0.

Por vërtet fantastike ishte veprimi i trajnerit pas kësaj humbje. Menjëherë pas ndeshjes, në ndeshjen e tij të parë, ai shkoi tek tifozët e Rangers duke u përballur me zemërimin në fytyrën e tyre,

inatosjen dhe fjalët e thëna që gati gati dukej sikur do të kalonin në një konflikt fizik.

Ishte vetëm ndeshja e tij e parë dhe shumë lehtë Rohl mund ta shmangte këtë skenë. Madje edhe në aeroport, ai shkoi pranë tifozëve, i kërkoi falje për performancën dhe i kërkoi një shans për ta zgjidhur problemin.

Pra një kurajo e madhe e treguar nga njeriu që mund të ndryshojë ekipin dhe mund të ringrejë Nedim Bajramin si dikur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat