Bayerni nuk njeh rival në Bundesliga I

Futboll

Bayerni nuk njeh rival në Bundesliga I

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2025 Në ora: 17:51
Bayerni

Bayern Munihu vazhdon me fitoren në Bundesliga I. Viktimë e radhës është Monchengladbach.

Bayerni ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 në konak të Monchengladbach-uit, në takimin e javë së tetë.

Vendasit mbeten 71 minuta pa një lojtar. 

Castrop u përjashtua në minutën e 19-të, ku ishte një epërsi e madhe numerike për Bayernin.

Kimmich (64'), Guerreiro (69') e Karl (81') - shënuan për Bayernin.

Bayerni ka tetë fitore rresht, kryeson me 24 pikë e Monchengladbach është në fund me 3 sosh (3 barazime e 5 humbje).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat