Superliga rikthehet këtë mesjavë me duele joshëse

Futboll

Superliga rikthehet këtë mesjavë me duele joshëse

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të.

Duelet e radhës parashikohen të sjellin sfida interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme në secilën sfidë.

Të martën, Malisheva pret Ballkanin dhe Gjilani ndeshet me Dukagjinin, ndërsa të mërkurën luhen tri sfidat tjera, ku përballen Ferizaj – Prishtina e Re, Llapi – Prishtina dhe Drenica – Drita.

Superliga /Java e 11-të

Të martën takohen:

Malisheva-Ballkani

Gjilani-Dukagjini

Të mërkurën takohen:

Ferizaj-Prishtina e Re

Llapi-Prishtina

Drenica-Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat