Manchester City i fortë për Dortmundin, Barcelona befasohet nga Club Brugge! Interi mezi fiton

Futboll

Manchester City i fortë për Dortmundin, Barcelona befasohet nga Club Brugge! Interi mezi fiton

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 nëntor 2025 Në ora: 20:50 Përditësuar në ora: 22:54 më 05.11.2025
Pamje nga ndeshja Manchester City - Dortmund

Yamal - më i merituari për pikën e Barcelonës

Manchester City ngadhënjen me rezultat 4:1 ndaj Dortmundit, në kuadër të xhiros së katërt të Champions League në futboll.

Verdhezinjtë nuk i rezistuan Cityt në “Etihad”.

Djelmoshat e Guardiolës treguan lojë jashtëzakonisht të mirë duke marrë tre pikë të mëdha.

Rezultatet 

Ajax – Galatasaray 0:3 (0:0)
Benfica – Bayer 0:1 (0:0)
Club Brugge – Barcelona 3:3 (2:1)
Inter - Kairat Almaty 2:1 (0:0)
Manchester City – Dortmundi 4:1 (2:0) 
Marseille – Atalanta 0:1 (0:0)
Newcastle  - Atlhletic Bilbao 2:0 (1:0)

Golat për Cityn i realizuan Phil Foden (22' e 57’), Erling Haaland (29'), Rayan Cherki (90+1’) dhe për Dortmundin Anton (72').

Dramë është zhvilluar në Brugges mes Club Brugges e Barcelonës, e cila përfundoi pa fitues (3:3).

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6-të me golin e lojtarit (8') Ferran Torres barazoi rezultatin.

Në minutën e 12-të, Fermin Lopez (Barcelona) goditi nga vija e 16-shit, por topi goditi shtyllën e djathtë të Club Brugges.

Në minutën e 17-të, Forbs këmbëshpejt, del i vetmuar e me mjeshtri mposhti portierin e Barcelonës, 2:1.

Kounde i Barcelonës i pafat, goditja e tij nga rreth 14 metra ndalet nga traversa në minutën e 27-të.

Ric Garcia (Barcelona) në minutën e 60-të provon nga 25 metra, por topi përplaset në traversë. 

Në minutën e 61-të, ashtu si di Lamine Yamal, me mjeshtrin e tij nga afërsia ka barazuar rezultatin.

Në minutën e 62-të Carlos Forbs (Club Brugge) i vetmuar dhe më vështirë e kishte të huqte se sa të shënonte, por gjuajti mbi portë.

Carlos Forbs në minutën e 64-të kalon në epërsi (3:2) Club Bruggen.

Lamine Yamal në minutën e 77-të harkoi e Joaquin Seys duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol me kokë, 3:3. 

Atalanta fitoi në konak të Marseilles, me rezultat 1:0.

Në minutën e 13-të, Atalanta lëshon rastin më të mirë, De Ketelaere shpërdoroi penalltinë.

Berat Gjimshiti u paraqit titullar për Atalantën.

Në minutën e 90-të Samarxhiq shënoi golin e fitores.

Interi ka fituar më vështirësi (2:1) ndaj Kairat Almatyt.

Për Interin realizuan Lautaro Martinez (45’), Carlos Augusto (67’) dhe për udhëtuesi Ofri Arad (55’).

Ajaxi pëson debakël në Amsterdam, me rezultat 3:0 nga Galatararay. 

Het-trik shënoi Osimhen (59', 65' - nga penalltia e 78' - nga penalltia),

Bayer Leverkusen fitoi në udhëtim me 1:0 ndaj Benfica-s. Autor i golit Schick në minutën e 65-të,

Newcastle si vendas e mundi me 2:0 Athletic Bilbaon.

Golat i realizuan Burn (11’), Joelinton (49’).

Bayern Munihu kryeson me 12 pikë, pasojnë Arsenali 12, Interi 12, Manchester City 10, PSG 9, Newcastle 9. Real Madridi 9. Liverpooli 9, Galatasaray 9, Tottenham 8, Barcelona 7, Dortmundi 7, Clelsea 7, Sporting 7, Qarabag 7, Atalanta Atletico Madridi 6 pikë etj.

Barcelona barazon

(E plotësuar) –  MInuta e fundit.

87' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

77' Joaquin Seys realizon autogol, barazon rezultatin 3:3 me Club Bruggen.

Rezultatet 

Ajax – Galatasaray 0:3 (0:0)
Benfica – Bayer 0:1 (0:0)
Club Brugge – Barcelona 3:3 (2:1)
Inter - Kairat Almaty 2:1 (0:0)
Manchester City – Dortmundi 4:1 (2:0) 
Marseille – Atalanta 0:1 (0:0)
Newcastle  - Atlhletic Bilbao 2:0 (1:0)

72' Anton realizon. City - Dortmundi 3:1.

70’ Ndeshje atraktive.

67' Carlos Augusto shënon për Interin, 2:1.

64’ Carlos Forbs kalon në epërsi Club Bruggen.

61’ Lamine Yamal me mjeshtrin e tij ka barazuar rezultatin.

57' Foden shënon sërish, 3:0 për Cityn.

55' Kairat barazon falë golit të Ofri Arad.

51’ Barcelona po e kërkon golin e barazimit.

47' Ndehsje të mira.

Përfundojnë pjesët para, shtatë ndeshje vetëm 7 gola. 

45' Interi në epërsi, autor i golit Lautaro Martinez.

43’ Minutat e fundit të pjesës së parë, pak gola.

37’ Ndeshje të forta.

29' Erling Haaland shton epërsinë e Cityt. 

27’ Kounde i Barcelonës i pafat, goditja e tij nga rreth 14 metra ndalet nga traversa.

24’ Barcelona po kërkon golin e barazimit. 

22' Phil Foden kalon në epërsi Manchester Cityn. 

20’ Lojë e bukur, Barcelona në disavantazh.

17’ Forbs këmbëshpejt, del i vetmuar e me mjeshtri mposhti portierin e Barcelonës, 2:1.

15’ Ndeshja më atraktive deri me tash është mes Club Brugge e Barcelonës.

13' Atalanta lëshon rastin më të mirë, De Ketelaere shpërdoron penalltinë.

12’ Fermin Lopez (Barcelona) gjuan drejt portës nga vija e 16-shit, por topi godet shtyllën e djathtë të Club Brugges.

9' Ferran Torres shënon duke barazuar rezultatin ndaj Club Brugges.

6' Tresoldi shënon kundër Barcelonës.

5' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

2' Priten ndeshje të mira.

Gjithçka gati.

Villareali çudit në Limassol 

Villareali ka çuditur të gjithë me humbjen në Limassol me rezultat 1:0 nga ekipi qiprioti, Pafos,

Një humbje e papritur e skuadrës spanjolle, ndërsa Pafoas shkakton senzacion.

Futbollisti Luckassen shënoi në minutën e 47-të.

Pafos ngritet në vend të 19-të me 5 pikë e Villareal është i 24-ti me 1 pikë pas xhiros së katërt në Champions League.

Chelsea befasohet në Baku

Qarabag ndali një pikë të madhe që nuk matet as me ari në duel me Chelsean, në takimin e xhiros së katërt të Champions League në futboll. 

Vendasit befasuan për të mirë, ndërsa Chelsea kthehet vetëm me një pikë nga Baku e Azerbajxhanit.

Për Qarabag shënuan Leandro Andrade (29') e Jankoviq (39' – nga penalltia) dhe për Chelsean Estevao (16') e Garnacho (53').

Chelsea zë vendin e 10-të me 7 pikë sa ka edhe Qarabag në të 12-tin.

Manchester City - Borussia Dortmund, formacionet

Man City e synon fitoren përballë Dortmundit, formacionet zyrtare!

Skuadrat Manchester City dhe Borussia Dortmund kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në ora 21:00.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së katërtë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Man City synon fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat