Reali merr goditjen e rëndë, Perez mund të heqë dorë nga posti i presidentit të “Los Blancos” më herët seç pritej

Futboll

Reali merr goditjen e rëndë, Perez mund të heqë dorë nga posti i presidentit të “Los Blancos” më herët seç pritej

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 11:06
Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të largohet nga posti i tij më herët sesa ishte parashikuar.

Lajmi raportohet nga gazetari Pepe Alvarez, i cili thotë se drejtuesi spanjoll do të tërhiqet vitin e ardhshëm, pavarësisht se mandati i tij zgjat deri në vitin 2028.

Perez, 78 vjeç, drejton Real Madridin që prej vitit 2009, duke qenë figura qendrore në transformimin sportiv dhe ekonomik të klubit gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërkohë, skuadra është aktualisht në krye të La Ligës pas 12 javësh, me 31 pikë. E drejtuar nga Xabi Alonso, Real Madrid ka tre pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt.

Më 23 nëntor, madrilenët do të luajnë në transfertë ndaj Elches, në ndeshjen e radhës të kampionatit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat