Alarm për Italinë, vetëm stadiumi i Juventusit plotëson kriteret për “Euro 2032”

Futboll

Alarm për Italinë, vetëm stadiumi i Juventusit plotëson kriteret për “Euro 2032”

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Italia do të jetë një nga nikoqiret e “Euro 2032”.

Ata do të mbajnë këtë Evropian krah Turqisë, të cilët e fituan të drejtën 2 vjet më parë.

Mirëpo drejtuesi i UEFA-së Michele Uva, dha lajme të këqija për Italinë pasi që i kumtuan se shumica e stadiumeve atje, nuk i plotësojnë kriteret për të mbajtur ndeshjet përveq “Allianz Stadium” të Torinos.

“EURO 2032? Vetëm stadiumi i Juventusit i plotëson kërkesat. Italia duhet të paraqesë pesë stadiume deri më 1 tetor 2026”, ka deklaruar Uva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat