Skuadra shqiptare nga Ulqini befason në Mal të Zi, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Skuadra shqiptare nga Ulqini befason në Mal të Zi, kualifikohet në gjysmëfinale

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 16:46
Otrant Olmpik nga Ulqini

Befasi e madhe në Mal të Zi.

\Lideri i Ligës së Dytë të Malit të Zi, skuadra shqiptare, Otrant Olmpik nga Ulqini, me president Skendo Rexha, shkaktojnë senzacion, duke eliminuar favoritin e madh OFK Petrovacin.

Vendasit të shokuar, pasi që pësuan humbje me penallti 5:4 nga skuadra shqiptare.

Ndeshja në kohën e rregullt mbyllet pa fitues (2:2).

Për Otrant shënuan Franeta (36' - autogol e Endrit Sefa (58') dhe për vendasit Careviq (1' e 23').

Otrant Olimpik me zemër të madhe, humbjen 2:0 e shndërroi në barazim dhe pastaj me penallti e hodhi në nokaut OFK Petrovacin që renditet në vend të pestë në elitën e futbollit malazez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat