Shqiptari nga Kosova i shënon gol Arsenalit në Youth League

Futboll

Shqiptari nga Kosova i shënon gol Arsenalit në Youth League

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 16:55
Yll Gashi.

Skuadra e Bayern Munih U19 është duke luajtur ndaj Arsenalit U19 në UEFA Youth League.

Rezultati momental është 1:1, në ndeshjen që po zhvillohet në Londër.

Golin për skuadrën gjermane e ka shënuar lojtari shqiptar, Yll Gashi.

Gashi shënoi një gol të bukur në minutën e 25’të pas një gabimi në mbrojtjen e klubit vendas.

Kujtojmë që për Gashin janë interesuar dy federatat, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat