Leksion qytetarie nga tifozët e Flamurtarit, thërrasin në korr për Edlir Tetovën

Futboll

Leksion qytetarie nga tifozët e Flamurtarit, thërrasin në korr për Edlir Tetovën

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 18:15
Tifozët e Flamurtarit

Tifozët e Flamurtarit janë padyshim për t’u duartrokitur me gjestin njerëzor të bërë sot në ndeshjen kundër Egnatias.

Flamurtari po luan kundër Egnatias në transfertë dhe pavarësisht formës jo të mirë të ekipit vlonjat, kjo nuk i ka bërë që të harrojnë momentin e vështirë të kaluar nga trajneri i ekipit kundërshtar, Edlir Tetova.

Ky i fundit kaloi me sukses një ndërhyrje në zemër, që për fatin e mirë shkoi siç duhej.

Trajneri doli nga spitali dhe do të marrë pak kohë pushim, ndërsa Flota Kuqezi, siç raportohet nga “Superliga Shqiptare Fan Club” ka thirrur emrin e Tetovës në një moment të ndeshjes.

Kjo skenë e bukur është shoqëruar edhe me duartrokitje nga i gjithë stadiumi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat