Marchisio: Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit

Futboll

Marchisio: Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 13:13
Claudio Marchisio

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka analizuar krizën e bardhezinjve në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke sjellë kritika të forta ndaj mënyrës se si është ndërtuar skuadra gjatë viteve të fundit.

“Prej dy-tre vitesh po gabohen hapat në ndërtimin e ekipit.

Sa herë në historinë e saj Juventusi ka shkarkuar trajnerin në muajt e parë? Dhe sa herë janë ndryshuar drejtuesit vetëm pas një sezoni?”

Marchisio ndaloi edhe te çështja e lidershipit në grup, duke u shprehur hapur për mungesën e sakrificës nga disa lojtarë: “Jo, problemi nuk është te lidershipi.

Thjesht duhet më shumë nga të gjithë. Më duket sikur ka futbollistë që ende nuk e kanë kuptuar çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit.

Jonathan David futet në lojë dhe ecën, pa shpirt gare.

Kur je te Juventusi në një moment të vështirë, duhet një qëndrim krejt tjetër. Këtë sheh sot tifozi: shumë prej tyre nuk po japin atë që duhet.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat