Manchester City shtang Realin në Madrid! Zhegrova e Rrahmani titullarë, Arsenali fiton

Futboll

Manchester City shtang Realin në Madrid! Zhegrova e Rrahmani titullarë, Arsenali fiton

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 dhjetor 2025 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:57 më 10.12.2025
Manchester City

Dortmundi zhgënjen 

Manchester City ka treguar zemër të madhe duke triumfuar në Madrid ndaj Realit me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Champions League në futboll.

Dhimbje koke për trajnerin e Realit, Alonso dhe Guardiola i Cityt ballëhapur.

Rezultatet 

Ath. Bilbao – PSG 0:0 (0:0)
Leverkusen – Newcastle 2:2 (1:0)
Benfica – Napoli 2:0 (1:0)
C. Brugge – Arsenali 0:3 ((0:1)
Dortmund - Bodo/Glimt 2:2 ((1:1)
Juventusi – Pafos 2:0 (0:0)
Real - Manchester City 1:2 (1:2)
Qarabag - Ajax 2:4 (1:1)
Villareal - Copenhagen 2:3 (0:1)

Skuadra angleze ngadhënjeu me përmbysje në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’. 

Për Realin shënoi Rodrygo (28') dhe për Cityn Nico O'Reilly (36') e Erlind Haaland (43' - nga penalltia).

Arsenali kryeson me 18 pikë, pasojnë Bayerni me 15, PSG 13, Manchester City 13, Atalanta 13, Interi 12,  Reali 12, Atletico 12, Liverpooli 11, Dortmundi 11, Tottenhami 11, Newcastle 10, Chelsea 10, Sporting 10, Barcelona 10, Marseille 9, Juventusi 9, Galatasaray 9, Monaco 9, Bayer 9, PSV 8, Qarabag 7, Napoli 7, Copenhagen 7, Benfica 6 pikë etj.

Benfica e ka befasuar Napolin duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Vendasit treguan lojë e angazhim të madh.

Golat i realizuan Richard Rios (20'), Barreiro (49').

Amir Rrahmani u paraqit titullar për Napolin. 

Arsenali ngadhënjeu në tokën belge duke e mundur me rezultat 3:0 Club Bruggen.

Noni Madueke shënoi (25' e 47’) e Gabriel Martinelli (56’).

Dortmundi zhgënjeu në konak të vetin, duke barazuar me rezultat 2:2 me ekipin norvegjez, Bodo/Glimt.

Julian Brandt (18' e 51’) shënoi për Dortmundin dhe Haitam Aleesami (42’) e Hauge (75’) për udhëtuesit.

Juventusi shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj ekipit nga Qipro, Pafos.

Futbollistët Weston McKennie (67'), Jonathan David (73') shënuan për fitoren e Juventusit.

Futbollisti Edon Zhegrova është paraqitur titullar për Juventusin. Futbollisti i kombëtares së Kosovës është zëvendësuar në minutën e 46-të. 

Newcastle e ka befasuar me rezultat 2:2 Bayerin në Leverkusen.

Për Bayerin shënoi Bruno Guimaraes (13’ – autogol) Alejandro Grimaldo (88’) dhe për Newcastlen  Gordon (51’- nga penalltia), Miley (74’).

Zhegrova nga minuta e parë

(E plotësuar) –  Minuta e fundit.

85' Manchester City shumë afër fitores. 

82' Reali në krizë të lojës.

Rezultatet

Ath. Bilbao – PSG 0:0 (0:0)
Leverkusen – Newcastle 2:2 (1:0)
Benfica – Napoli 2:0 (1:0)
C. Brugge – Arsenali 0:3 ((0:1)
Dortmund - Bodo/Glimt 2:2 ((1:1)
Juventusi – Pafos 2:0 (0:0)
Real - Manchester City 1:2 (1:2)
Qarabag - Ajax 2:4 (1:1)
Villareal - Copenhagen 2:3 (0:1)

75' Hauge befason Dortmundin, barazon rezultatin.

74' Newcastle po tregon lojë të mirë, avancon me golin e futbollistit Miley. 

73' Jonathan David shënon golin e qetësisë për Juven.

67' Weston McKennie shnënoi për epërsinë e Juventusit.

64' Reali e kërkon golin e barazimit.

60' Ndeshje me rivalitet në shtatë ndeshje.

56' Gabriel Martinelli thellon epërsinë e Arsenalit.

53’ Skuadra e Realit është në presion të madh. Çka presin reagim.

51' Gordon i Newcastles shënoi nga penalltia, 1:1.

51' Brandt në formë, realizon për Dortmundin.

49' Barreiro shton epërsinë e Benfica-s.

47' Madueke shënoi golin e dytë të tij personal, 0:2 për Arsenalin.

Fillojnë pjesët e dyta. 

Përfundojnë pjesët e para.

43' Erlind Haaland nga penalltia shënoi për Cityn, 1:2.

42' Haitam Aleesami shënon për Bodon.

41' Ndehsje e fortë në Madrid.

38' Ndeshje të mira në secilën përballje.

36' Nico O'Reilly nga afërsia shënoi për Manchester Cityn.

32' Reali po tregon lojë të mirë.

28' Rodrygo shtang Manchester Cityn, kalon në epërsi Realin.

27' Reali e do ne ngulm fitoren. 

25' Noni Madueke shënon për Arsenalin.

21' Reali e Manchester City edhe më tej pa gola.

20' Benfica shokon Napolin, autor i golit Richard Rios.

18' Julian Brandt kalon në epërsi Dortmundin.13' Bayer Leverkuseni kaloi në epërsi me autogolin e futbollistit Bruno Guimaraes.

9' Asnjë gol deri me tash.

4' Ndeshje të mira.

1' Fillojnë ndeshjet.

\Gjithçka gati.

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Man City

Janë publikuar formacionet zyrtare të kryendeshjes Real Madrid – Man City, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe fillon në orën 21:00.

Los Blancos renditen në vendin e gjashtë me 12 pikë, kurse Citizens të 12-tit me dhjetë sosh.

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Real Madrid XI: Courtois; Valverde, Asensio, Rüdiger, Carreras; Tchouaméni, Ceballos, Bellincham; Vinicius, Gonzalo, Rodrygo.

Manchester City XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo, Foden; Cherki, Doku, Haaland.

Kylian Mbappe në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City:

Real Madrid XI: Courtois; Valverde, Asensio, Rüdiger, Carreras; Tchouaméni, Ceballos, Bellincham; Vinicius, Gonzalo, Rodrygo.

Manchester City XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo, Foden; Cherki, Doku, Haaland.

Një surprizë e madhe është se Kylian Mbappé do të qëndrojë në stol te Manchester City, duke nisur ndeshjen nga bankina rezervë.

Takimi pritet të jetë i nxehtë, me dy skuadra që kërkojnë fitoren për të marrë avantazhin në grup.

Spalletti i beson Zhegrovës

Juventusi dhe Pagos do të përballen sonte në raundin e gjashtë të Ligës së Kampioneve, duke filluar nga ora 21:00.

Të dy ekipet mbajnë nga 6 pikë dhe rrezikojnë të mbeten jashtë fazës tjetër të garës, duke e bërë këtë ndeshje vendimtare për të ardhmen e tyre në kompeticion.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, i ka dhënë besim Zhegrovës, i cili pritet të ketë një rol kyç në ofensivën e ekipit. Formacionet zyrtare janë publikuar dhe tregojnë se Juventus do të dalë me një përbërje të fortë, duke kërkuar tri pikët që do t’i siguronte një vend më të sigurt në grup.

Ky takim është i rëndësishëm jo vetëm për pikët, por edhe për ritmin dhe moralin e skuadrës para fazës së ardhshme të Ligës së Kampioneve.

Juventus synon të shfrytëzojë eksperiencën dhe talentin e lojtarëve të tij për të marrë fitoren e nevojshme.

Të dy ekipet kërkojnë fitore

Real Madrid do të përballet sonte me Mançester Sitin në raundin e gjashtë të Ligës së Kampioneve, me start në orën 21:00.

Të dy ekipet kërkojnë fitore për të siguruar një vend më të sigurt në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe trajneri i Real Madridit, Alonso, ka vendosur të mos hedhë në fushë Kilyan Mbappe-në nga minuta e parë.

Madrilenët vijnë pas një zhgënjimi në kampionat ndaj Celta Vigos dhe duan me çdo kusht fitoren në shtëpi për të rifituar moralin dhe ritmin e lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat