Zyrtare, Milan rinovon kontratën me lojtarin, përmirësohet edhe paga

Futboll

Zyrtare, Milan rinovon kontratën me lojtarin, përmirësohet edhe paga

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 17:58
Alexis Saelemaekers

Alexis Saelemaekers ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin, e cila do ta lidhë atë me klubin deri në verën e vitit 2031.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2026. 

Ai do të vazhdojë me kushtet e tij aktuale deri në fund të sezonit 2025-26, më pas paga e tij do të përmirësohet ndjeshëm.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Alexis Saelemaekers ka rinovuar kontratën e tij me Klubin deri më 30 qershor 2031, me efekt nga 1 korriku 2026”, thuhet në një deklaratë të klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat