Legjenda e futbollit të Kosovës, sy me sy me milicin e regjimit serb

Futboll

Legjenda e futbollit të Kosovës, sy me sy me milicin e regjimit serb

Nga: K.Goca Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 15:08
Foto e vitit 1991, fund shtatori

Nuk trembej për asnjë moment!

Nuk mërzitej fare!

Ishte në tokën e vet dhe në stadiumin që u ndërtua nga djersa e shqiptarëve të Republikës së Kosovës.

Legjenda e futbollit Vahdet Hoxha, në vitin 1991 (fund shtatori), trajner i Rahovecit në përballje me Prishtinën.

Milici serb i afrohet dhe sy me sy me Vahdet Hoxhën, ky i fundit as që çante kokën për këtë argat të Serbisë!

Dy milicë serbë, pyesin kush është përgjegjës?

“Unë jam”, - ia kthen Hoxha pa pikë frike.

Ndeshja ndërpritet!

Regjimi serb nuk lejoi të luhet ndeshja në stadiumin në Rahovec!

Në anën e majtë shihet trajneri i trajnerëve të Kosovës, selektori i parë i kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, atëkohë kryetrajner i Prishtinës.

Kjo foto është një dëshmi, sakrifica e sportistëve tanë dhe popullit shqiptar për shtetin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat