Burnley ka barazuar me rezultat 2:2 me Manchester Utd, në takimin e javës së 21-të të Premier League në futboll.
Futbollisti slloven, Benjamin Sheshko, është trim i Manchester Utd.
Sheshko me dy golat e tij e shpëtoi Manchester Utd.
Për Burnleyn shënuan Heaven (13' - autogol) e Anthony (66') dhe për Manchester Utd Sheshko (50' e 60'),
Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u paraqit titullar për Burnley-n.
Broja bëri lojë të mirë.
Ai u zëvendësua në minutën e 76-të.
Manchester Utd është në vend të gjashtë me 32 pikë dhe Burnley në të 19-tin me 13 sosh.