Lula bën batuta me trajnerin Ancelottin: Fito Botërorin, pastaj hajde te Corinthiansi im!

Futboll

Lula bën batuta me trajnerin Ancelottin: Fito Botërorin, pastaj hajde te Corinthiansi im!

Më: 27 janar 2026 Në ora: 11:22
Pamje

Presidenti i Brazilit takon trajnerin italian, që pritet të rinovojë kontratën me Seleçao deri në 2030-ën.

Do të jetë trajneri i parë i huaj i brazilianëve në një Botëror.

Dy njerëzit më të rëndësishëm të Brazilit kanë pasur një takim. Nga njëra anë Lula, presidenti i Republikës, në anën tjetër Carlo Ancelotti, trajneri i kombëtares brazilaine. Sepse të drejtosh Seleçaon është gati njësoj sikur të drejtosh vendin.

Lula e priti trajnerin në “Palácio do Planalto”, duke i uruar triumfin në Botërorin 2026. Nuk kanë munguar batutat në takim nga ana e kreut të shtetit.

“Fito Botërorin dhe pastaj hajde drejto Corinthiansin”, – ka bërë humor Lula, një tifoz i thekur i klubit nga San Paolo, teksa i drejtohej trajnerit Ancelotti. Italiani pritet që të zgjatë kontratën edhe pas Botërorit, bisedimet kanë nisur.

President i federatës braziliane, Samir Xaud, ka vënë në dukje rëndësinë e Ancelotti për Seleçaon: “Ka autoritet moral, që sot asnjë trajner brazilian nuk e ka për të mbuluar këtë detyrë”.

Kur emërimi i Ancelotti në krye të Brazilit u shoqërua me një debat të ashpër, presidenti Lula mbajti një qëndrim pro një trajneri të huaj në krye të Seleçaos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat