Ekipet U-14 e U-15 zhvillojnë test miqësor ndaj bashkëmoshatarëve të Vllaznisë e Elbasanit

Futboll

Ekipet U-14 e U-15 zhvillojnë test miqësor ndaj bashkëmoshatarëve të Vllaznisë e Elbasanit

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 13:35
Shqipëria

Ekipet U-14 dhe U-15 të akademisë “Elite Youth” kanë zhvilluar teste miqësore ndaj ekipeve bashkëmoshatare të Vllaznisë dhe Elbasanit në “Shtëpinë e Futbollit”.

Këto përballje nuk ishin vetëm teste miqësor, por një mundësi e mirë për drejtuesit e akademisë të vlerësojnë performancën e futbollistëve, të identifikojnë pikat e forta dhe fushat ku duhet të përmirësohen.

Monitorimi i detajuar i aspektit teknik, taktik dhe fizik të futbollistëve është një prioritet për akademinë.

Përveç përballjeve miqësore, ekipet e akademisë “Elite Youth” zhvillojnë stërvitje intensive në qendrën e saj në Durrës, ku çdo seancë është pjesë e një plani të detajuar stërvitor.

Ky plan integron përgatitjen tekniko-taktike, aspektin fizik dhe edukimin sportiv, me synimin për të krijuar një brez futbollistësh të disiplinuar, të përgatitur dhe të gatshëm për nivelet më të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat