Lojtari shqiptar i Milanit: Keq që nuk fituam 

Futboll

Lojtari shqiptar i Milanit: Keq që nuk fituam 

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 12:25
Futbollisti Ardon Jashari

Futbollisti Ardon Jashari ka folur për mediat italiane pas barazimit 1:1 ndaj Comos në Serie A.

Mesfushori shqiptar që bëri një asist mbrëmë, tha se ndihet keq që skuadra e tij nuk fitoi.

“Jam dakord me Leaon. Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë. Ishim të rrezikshëm me topat pas mbrojtjes së tyre.

Është për të ardhur keq që nuk fituam, por ndeshja tjetër është afër”, u shpreh Jashari

Skuadra e Milanit me këtë barazim shkon në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se lideri, Inter (61).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat