Risia e Silvinjos transferohet për 500 mijë euro te klubi i sulmuesit të Kombëtares

Futboll

Risia e Silvinjos transferohet për 500 mijë euro te klubi i sulmuesit të Kombëtares

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 21:38
Nazmi Gripsh

Futbollisti Nazmi Gripshi është zyrtarisht lojtar i Rubin Kazan.

Kjo është surpriza e merkatos, ndërsa ky transferim raportohet se është kryer për rreth 500 mijë euro.

Klubi i Astanës doli i përfituar nga ky transferim, ndërsa u largohet një nga lojtarët kyç.

Gripshi firmos deri në vitin 2029 dhe i bashkohet Mirlind Dakut,

Veldin Hoxhës dhe Dardan Shabahxhajt te Rubin Kazan.

Gripshi ishte risi e Silvinjos për viitn 2025. Tashmë për të fillon një aventurë e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat