Napoli fiton falë Lukakut në minutën e 90+6

Futboll

Napoli fiton falë Lukakut në minutën e 90+6

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Napoli pas tre ndeshjeve ka gjetur rrugën e fitoreve në Serie A, ndërsa mban gjallë ende gjasat për kreun e tabelës.

Napoli në udhëtim ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Veronës.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës., Amir Rrahmani mungoi për shkak të lëndimit, dorën në zemër ishte një mungesë e madhe për kampionin në fuqi, Napolin.

Për napolitanën shënuan futbollisti Hojlund (2') e Lukaku (90+6’) dhe për Veronën Akpa Akpro (65').

Napoli renditet në vend të tretë me 53 pikë pas javës së 27-të, ndërsa Verona në fund me vetëm 15 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat