Asani dhe Lushkja lënë Iranin, lojtarët shqiptarë kalojnë kufirin

Futboll

Asani dhe Lushkja lënë Iranin, lojtarët shqiptarë kalojnë kufirin

Më: 2 mars 2026 Në ora: 17:06
Jasir Asani

Lufta ne Iran solli kaos dhe probleme për lojtarët e huaj në këtë vend.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë skuadra kanë marrë përsipër kthimin e futbollistëve në shtëpi nëpërmjet rrugëve tokësore.

Duke qënë se është i pamundur fluturimi në këto kushte, klubi i Esteghalit ka ndihmuar sulmuesin e kombëtares Jasir Asani për t’u larguar nga Tegherani.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Regi Lushkjën, futbollistin shqiptar të Traktorit, i cili tashmë ka kaluar kufirin. Kujtojmë që pjesëmarrja e Iranit në Botëror është në rrezik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat