Tirana pa dy sulmuesit më të rëndësishëm, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Tirana pa dy sulmuesit më të rëndësishëm, publikohen formacionet zyrtare

Më: 22 mars 2026 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Tirana do të presë Vorën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky takim është rezervuar për javën 29 të Abissnet Superiore dhe është si finale mbijetese.

Në tri sfidat e mëparshme të këtij sezoni, Vora ka fituar dy dhe një tjetër është mbyllur me barazim. Bardheblutë duan vetëm fitore, pasi mposhtën Bylisin në javën e kaluar.

Tirana është pa Xhixhën dhe Tabekun nga minuta e parë. Të dy këto qëndrojnë të gatshëm në stol për Orges Shehin.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj; Vera, Kortez, Halili, Ndong, Alvarez, Kobiljar, Rafa, Mysloviç, Haxhiu, Mehmeti

Trajner: Orges Shehi

Vora: Harizaj; Repaj, Çibuike, Kashari, Tabaku, Fazalgiç, Geci, Luis Felipe, Daka, Kasalla, Bardhi

Trajner: Arjan Bellaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat