​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Futboll

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Më: 23 mars 2026 Në ora: 08:17
Franco Foda

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media, duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjen tejet të rëndësishme, kundër Sllovakisë e cila zhvillohet më 26 mars.

Konferenca do të zhvillohet nga ora 12:00.

Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 mars në Bratisllavë, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për Kupën e Botës 2026.

Në rast fitoreje, Dardanët do ta zhvillojnë finalen më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër fituesit të duelit Turqi – Rumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat